Memoria dhe komunikimi
Memoria (kujtesa) kryesore në një kompjuter paralele është memorje e përbashkët (ndahet në mes të gjitha elementeve që përpunohen në një adresë të vetme), ose memorje e shpërndarë (në të cilën çdo element i përpunuar ka hapsirën e saj të adresës lokale ) [15]. Memoria e shpërndarë i referohet faktit se memoria(kujtesa) është shpërndarë logjikisht, por shpesh nënkupton se ajo është shpërndarë edhe fizikisht. Shpërndarja e memorjes së përbashkët dhe Memoria virtuele kombinimi i dy qasjeve, ku elementi i përpunuar ka memorien e saj lokale dhe qasjen në memorie mbi procesorin jo-lokale. Qasjet në memorien lokale janë zakonisht më të shpejt se qasjet në memorien e jo-lokale.
Klasat e kompjuterëve paralele
Kompjuterët paralel mund të klasifikohen sipas shkallës në të cilën mbështet paralelizmi harduerik ((anglisht) hardware parallelism). Ky klasifikim është gjerësisht analog me distancën midis nyjeve informatike. Këto nuk janë reciprokisht ekskluzive, për shembull, grupe të multiprocessors simetrik janë relativisht të zakonshme.