Pamja skematike e tipeve të vullkaneve |
Tipi i Vezuvit[redakto | redakto tekstin burimor]
Tipi i Vezuvit karakterizohet me erupcion të fuqishëm, që derdhet sasi e madhe e llavës së dendur acidike dhe me material të thërrmuar vullkanik - hirit dhe pluhurit etj. Këto vullkane me kupa të larta dhe me formë të rregullt konike, quhen edhe stratovullkane ose shtresorë, sepse kupa e tyre është e ndërtuar prej shtresave të llavës së ngurtësuar dhe e hirit vullkani. Këtij tipi, përveç vullkanit Vezuv, i përket edhe Etna, Fuxhijama, Kluçevskaja Sopka në Kamçatka etj.
Tipi i Havajeve[redakto | redakto tekstin burimor]
Tipin e Havajeve e sajojnë vullkanet me erupcion mjaft të qetë të lavës më të lëngshme pa praninë e hirit dhe "bombave" vullkanike.Lava shpërndahet dhe ftohet në formë pllakash, që shtrihen njëra mbi tjetrën dhe formojnë kupa me bazë të shtrirë dhe shumë të gjerë dhe pa majë të theksuar. Psh., vullkanet Mauna Loa dhe Mauna Kea në ujdhesat e Havajeve lartësohen mbi 4000 m mbi nivelin e detit, kurse diametrik i tyre në fundin e oqeanit arrin më se 400 km dhe shtrihen në thellësi më se 5000 m.
Tipi Mon pele[redakto | redakto tekstin burimor]
Tipi Mon pele ka marrë emrin sipas vullkanit me të njëjtin emër Mon pele në ujdhesën Maritnik në grupin e Antileve të vogla. Karakterizohet me erupsion shumë të fuqishëm, me re pluhuri tym e gaze. Pas mbarimit të erupsionit llava e dendur dhe gjysmë e ngurtësuar ngadalë del nga gryka dhe merr një formë të një “brir” gjigant. Vullkanet, përveç formimit të trajtave relievore të ndryshme vullkanike, kanë rëndësi të madhe në sajimin e pasurive mineralogjike të një rëndësie të madhe ekonomike. Mirëpo shkaktojnë edhe dëme të mëdha materiale dhe viktima në njerëz. Kështu p.sh. Vullkani "Krakatao" në një ujdhesë të vogël në mes të ujdhesave "Java" dhe "Sumatra" në "Indonezi", në vitin 1883, shkaktoi 36 500 viktima në njerëz, më tepër nga valët e detit të larta 15–30 m. Valëzimi është regjistruar në të gjitha oqeanet, kurse pluhuri i ngritur e ka përshkuar tërë rruzullin tokësor.