Me derdhjen dhe ftohjen e lavës si dhe grumbullimin e materialit tjetër vullkanik formohen forma të veçanta të relievit. Këto janë forma vullkanike, ku më të rëndësishmet janë: kupat vullkanike dhe platot ose pllakat vullkanike. Lartësia e kupave vullkanike është e ndryshme,prej disa dhjetëra deri në disa mijëra metra. P.sh., kupa e vullkanit Çimboraso në Ande ka lartësinë 6310 m, etj. Derisa lava e dendur acidike formon kupa vullkanike, lava bazike formon pllaka vullkanike. Kurse në Dekan të Indisë lava mbulon një sipërfaqe rreth 650 000 km2, shpeshherë ndodh që lava e kushtëzuar nga relievi përgjatë ndonjë lugine të rrjedhë në formë të lumit, e të rrezikojë shumë vendbanime përreth.