Merkantilizmi

Asetet ekonomike (apo kapitali) përfaqësohen nga floriri, argjendi, apo valuta e shkëmbimit të një shteti, të cilat rriten më mirë nëpërmjet një bilanci tregtar pozitiv (eksporte minus importe) me shtetet apo entitete të tjera.
Teoria e merkantilizmit pretendon se mirëqenia/pasuria dhe asetet monetare janë e njëjta gjë. Merkantilizmi sugjeron se qeveria duhet t'i shpjerë këto plane përpara duke luajtur një rol proteksionist në ekonomi duke inkurajuar eksportet dhe duke dekurajuar importet, zakonisht nëpërmjet aplikimit të subvencioneve apo tarifave.
Teoria e merkantilizmit dominoi politikat ekonomike në Europën Perëndimore nga shekulli i 16-të deri në fundin e shekullit të 18-të.[1]