Është shtresa më e poshtme dhe më e dendur e atmosferës dhe përfshin afro 80% të masës së saj. Troposfera në ekuator arrin lartësine 18-20 km, në gjerësinë e mesme 11-14 km dhe në pole 8-10 km. Në troposferë gjendet sasia kryesore e avullit të ujit, që luan rol të rëndësishëm në proceset dhe dukuritë atmosferike-formimi i reve, i reshjeve, i mjegullave etj. Është konstatuar se në troposferë tempratura zbret me rritjen e lartësisë mesatarisht 0,56C në çdo 100 metra. Njehsoni temperaturën në kufirin e sipërm të troposferës mbi ekuator dhe mbi pole të Tokës.

Labels: