Shtrihet mbi troposferë, e cila ndahet nga ndenshtresa e quajtur tropopauza, që ka një trashësi 500-3000 metra, dimrit është në lartësinë më të vogël, kurse verës në lartësi më të mëdha. Ajo nuk është shtresë unike, por e shkëputur me kontaktin e masave të ftofta dhe të nxehta të ajrit. Stratosfera arrin lartësinë deri nde 40 km, dhe ka gati përbërje të njejtë të ajrit sikurse troposfera. I vetmi ndryshim qëndron në përqendrimin e ozonit (O3), që ka më tepër në lartësi 20-35 km e quhet ozonosfera. Ozoni ka rëndësi të madhe në absorbimin e rrezeve ultravjollcë, të cilat janë të rrezikshme për jetën në tokë. Stratosfera cildesohet me dendësi të vogël të ajrit dhe pak avull uji.