Toka mbështillet prej atmosferës, e cila kufizohet në pjesën e poshtme nga sipërfaqja e oqeanike dhe kontinentale. Shtresa e sipërme e ngurte e tokës quhet litosferë me një trashësi deri 200 km. Pjesa me e rëndësishme e saj është korja e Tokës, trashësia e të cilës shkon nga 30-60 km. Trashësia e korës ndryshon duke u rritur në kontinente (korja kontinentale) dhe duke u holluar në oqeane (korja oqeanike). Kufiri i poshtëm i litosferës quhet kufiri Moho.
Pas këtij kufiri fillon shtresa e dytë e tokës që quhet mantel. Manteli ndahet në mantel të sipërm dhe mantel të poshtëm. Kufiri mes tyre mendohet të jetë në thellësinë 950 km, kurse kufiri më poshtëm i mantelit, aty ku fillon bërthama mendohet se është në thellësinë 2900 km. Pjesa më e sipërme e mantelit të sipërm, e cila është në kontakt të drejtpërdrejtë me litosferën quhet astenosferë (nga greqishtja "sferë e dobët").
Pjesa qendrore e tokës është bërthama e tokës, e cila, gjithashtu ndahet në dy pjesë, bërthamë e jashtme, dhe bërthama e brendshme.
Duhet pasur parasysh se për këto ndarje që u përmendën, akoma nuk ka të dhëna material, por ato janë ndarje hipotetike të cilat bazohen kryesisht në të dhënat e nxjerra nga studime gjeofizike.