Flamuri i Republikës së Kosovës u adoptua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës menjëherë pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia[1] në 17 shkurt 2008.[1][2] Flamuri qe rezultat i një gare ndërkombëtare për dezinjimin e tij, organizuar nga UNMIK i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, ku u dorëzuan gati një mijë punime.[3] Versioni i përdorur tani është variant i punimit të dezinjuar nga Muhamer Ibrahimi.[4] Ajo ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu.[5] Ato simbolizojnë gjashtë grupimet kryesore etnike të Kosovës.[6]
Përpara deklarimit të pavarësisë, Kosova ishte nën administrimin e Kombeve të Bashkuara dhe përdorte flamurin e OKB-së për qëllime zyrtare. Si popullsitë etnike shqiptare dhe serbe kanë përdorur flamujt e tyre qysh nga periudha e Jugosllavisë Socialiste. Serbët përdorin trikolorin kuq, blu dhe të bardhë, që është baza e flamurit të tanishëm të Serbisë. Shqiptarët kanë përdorur flamurin e Shqipërisë qysh nga vitet 1960 si flamurin e kombësisë së tyre. Të dy flamujt akoma mund të shihen e përdoren brenda Kosovës së pavarur.
Dezinjimi dhe përdorimi
Flamuri i Kosovës ka një sfond blu dhe ka të vendosur mbi të një hartë të Kosovës dhe gjashtë yje. Yjet zyrtarisht nënkuptojnë gjashtë grupimet kryesore etnike në Kosovë:[6] shqiptarët, serbët, turqit, gorani, romët (shpesh të grupuar me Ashkalinjtë dhe Egjiptianët[7]) dhe boshnjakët. Jo zyrtarisht, yjet ndonjëherë nënkuptojnë territoret ku ka popullsi shqiptare: Shqipëria, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.[8] Flamuri i Kosovës i ngjan flamurit të Bosnjës dhe Hercegovinës nga ana e ngjyrave dhe formave të përdorura (yje të bardha dhe forma e verdhë e vendit në një sfond blu).[9] Flamuri është i pazakontë krahasuar me flamujt e tjerë kombëtarë në faktin se përdor hartën e vendit si element të dizajnit; Flamuri i Qipros është i vetmi flamur tjetër i këtillë.[10][11] Raporti i flamurit u deklarua se do ishte 2:3,[12] por me kalimin e një ligji të protokollit diplomatik në Kosovë në prill 2009, raporti u vendos në 1:1.4 (5:7 kur vendoset në numra të plotë).[13] Ngjyrat dhe ndërtimi i flamurit të Kosovës nuk janë përcaktuar akoma; megjithatë, një dokument zyrtar i qeverisë i jep ngjyrat e flamurit duke përdorur CMYK.[14] Vlerat jozyrtare RGB të flamurit janë nxjerrë manualisht që në vitin 2009.[15] Përdorimi i flamurit të Kosovës rregullohet nga ligji: "Ligji mbi Përdorimin e Simboleve të Shtetit të Kosovës".[16] Megjithatë, qeveria serbe kundërshton përdorimin e flamurit të Kosovës në mbledhje dhe takime ndërkombëtare.[17]
Ngjyrat dhe madhësitë
Përdorimi[13] | Gjatësia dhe gjerësia në centimetra[13] |
Kur përdoret jashtë (shtylla është 10 metra e lartë dhe në tokë) | nuk i kalon 350 × 498 |
Kur përdoret jashtë (shtylla është 10 metra e gjatë dhe në ballkon) | 200 × 280 |
Kur përdoret brenda (shtylla është 2.5 metra e gjatë) | 107 × 150 ose 150 × 210 |
Flamur tryeze | 16 × 23
|