Natyra, në kuptimin më të gjerë, është natyrale, fizike, ose bota materiale apo gjithësia. "Natyra" mund të referohet për dukuritë të botës fizike, dhe gjithashtu për jetën në përgjithësi. Studimi i natyrës është një pjesë e madhe e shkencës. Edhe pse njerëzit janë pjesë e natyrës, aktiviteti njerëzor kuptohet shpesh si një kategori e veçantë nga dukuritë e tjera natyrore.
Fjala natyre rrjedh nga fjala latine natura, ose "cilësi thelbësore, prirje e lindur", dhe në kohët e lashta, në kuptimin e plotë të fjalës, ishte "lindje".[1] Natura është përkthimi latin i fjlës greke physis (φύσις), e cila fillimisht lidhej me karakteristikat e brendshme që bimët, kafshët, dhe karakteristikat e tjera të botës që zhvillohen me vullnetin e tyre.[2][3] Koncepti për natyrën si një tërësi, gjithësia fizike, është një nga disa zgjerime të idesë origjinale; ajo filloj me aplikime themelore të caktuara të fjalës φύσις nga filozofët para-Sokratian, dhe që atëherë ka arritur në mënyrë vazhdueshme përhapjen. Ku përdorim ka vazhduar gjatë ardhjes së metodave shkencore moderne në disa shekuj të fndit.[4][5]
Sot, brenda përdorimeve të ndryshme të fjalës, "natyrë" shpesh referohet për gjeologjinë dhe kafshët e egra. Natyra mund të referohet për mbretërinë e përgjithshme të kafshëve dhe bimëve që jetojnë, dhe në disa raste të proceseve që lidhen me objektet e pajetë – mënyra se si llojet e veçanta të gjërave ekzistojnë dhe ndryshojnë me vullnetin e tyre, të tilla si moti dhe gjeologjia e Tokës. Shpesh ka kuptimin e "mjedisit natyror" ose vendit të shkretë, kafshëve të egra, shkëmbinj, pyje, dhe në përgjithësi për ato gjëra që nuk janë ndryshuar në thelb nga ndërhyrjet e njeriut, ose që vazhdojnë pavarësisht ndërhyrjeve të njeriut. Për shembull, objektet e prodhuara dhe ndërveprimi njerëzor në përgjithësi nuk konsiderohen pjesë e natyrës, përveç rasteve kur kualifikohet si i tillë, për shembull, "natyra njerëzore". Ky koncept më tradicional i gjërave natyrore të cilat ende mund të gjenden sot nënkupton një dallim midis natyrores dhe artificiales, me të qenit artificial nënkuptohet si diçka që është rezultat i vetëdijes njerëzore ose mendjes njerëzore.

Labels: