Energjinë e vet Dielli e liron nëpërmjet valëve elektromagnetike dhe gjatë kalimit nëpër atmosferën e tokës ajo shndrrohet në energji të nxehtsisë, e cila shndërrohet në energji të nxehtësisë e shpenzohet në nxehjen e sipërfaqes tokësore dhe uujore dhe të ajrit mbi të. E tërë energjia që atmosfera dhe sipërfaqja e tokës merr prej Diellit quhet rrezatim diellor ose isolacion. Rrezatimi diellor njehsohet në cal/cm²/min. Dhe quhet konstantja solare. Në hartat klimatologjike për muajt, stinët e vitit dhe vjetore, rrezatimi diellor shprehet në c.cal/cm²/vit. Zonat subtropike smarrin mbi 160, shkretëtira e saharas 200-220 kurse më sde paku zonat polare, me pak se 70 c.cal/cm²/vit. Rrezatimi diellor matet me pirheliometër (greqisht. pyros-zjarr, helios-diell dhe me metron-masë, matje). Atmosfera absorbon (thith) vetëm 15% të rrezatimit diellor, kurse retë dhe vetë atmosfera e reflekton në hapsirën ndër-polare 37%. Pjesa tjetër prej 48% të rrezatimit diellor, pa e prekur sipërfaqen e tokdes, 5% reflektohet. Kështu, prej 100% të rrezatimit diellor pjesën e sipërme të atmosferës vetëm 43% arrin deri në sipërfaqen e tokës, ku prej kdesaj sasie 20% reflektohet (46,5%), kurse 23% merr pjesë në nxehjen e sipërfaqes toksore dhe ujore. Ajo pjesë që rreflektohet prej sipërfaqes tokësore dhe ujore quhet albedo. Sipërfaqet kanë albedo më të madhe absorbojnë më pak energji prandaj ato janë më të ftohta prej sipërfaqeve me albedo të vogël. Albedo 100% kanë trupat plotësisht të bardhë kurse 0% ata plotësisht të zi. Në qoftë se sipërfaqja e Tokës nuk do të lironte sasinë e energjisë së absorbuar në hapësirën ndërplanetare, atëherë ajo do të nxehej pandërprerë. Mirpo, ajo energji e pranuar e liron nëpërmjet radiacionit valgjatë